A. Objektivi i Punës/ Detyrës

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme dhe energjisë efeciente në Kosovë. Ky sektor ka potencial të konsiderueshëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune, duke i lejuar Kosovës që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e ndryshimeve globale të klimës. Objektivi specifik i punës është të mbështesë Klubin e Prodhuesve të Kosovës në organizimin dhe marketingun e edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër, i cili do të mbahet me 30-31 Tetor 2019.

Festivali i Gjelbër do të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e “industrisë së gjelbër” në Kosovë, duke përfshirë gjenerimin e energjisë së rinovueshme (prodhuesit e peletit, panelet diellore, energjinë e erës, energjinë gjeotermale), prodhuesit e pajisjeve që përdorin lëndët djegëse të rinovueshme (stufa, kaldaja, radiator, shkëmbyesit e nxehtësisë, etj.), prodhuesit e materialeve izoluese, instaluesit e sistemeve të energjisë së rinovueshme, ricikluesit e mbeturinave dhe përdoruesit e materialeve të riciklueshme. Do të rrjetëzojë të gjitha palët e interesuara në sektorin e gjelbër në Kosovë, duke përfshirë qeverinë dhe ministritë, donatorët dhe industrinë private.

B. Detyrat specifike

Përgjegjësitë kryesore janë: 

  • Ofrimi i shërbimeve të zërimit dhe përkthimit për ceremoninë hyrëse të Festivalit të Gjelbër.
  • Ofrimi i shërbimeve të përkthimit për dy ditë të plota për forumet e Gjelbera, me 30 dhe 31 Tetor, në Sallën 1 Tetori.

 

Përshkrimi  Ditët        Përkthyesite  
Përkthim simultant 

Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip

2 2 Përkthyes
Paisje për zërim

(mbi 50 persona pjesëmarrës)

2 1 Set i pisjeve per ceremonine hyrëse (1 ditë)

1 Set i paisjeve për forumet e gjelbra (2 dite)

 

Thirrja mbetet e hapur deri me 20 Shtator 2019, ora 16:00.