Partneriteti për Zhvillim Ekonomik organizoi sot takim me  bartësit e listës së VV-së, z. Albin Kurti dhe znj. Vjosa Osmani. Qëllimi i takimit është informimi me Planin Ekonomik që VV ka përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme, dhe që parashohin të implementojnë në rast të formimit të qeverisë, e ku Partneriteti për Zhvillim Ekonomik diskutoi për nevojat e sektorëve që përfaqësojnë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me STIKK- Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, SHPDK– Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, KIMERK – Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës, KAMA– Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, dhe G7- Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, kanë iniciuar platformën e Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e cila ka për qëllim të avokoj për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, e në veçanti të sektorëve të cilët i përfaqësojmë si organizata. Si objektiv kryesor  i këtij partneriteti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë. Por edhe inicimi i ndryshimeve në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë  dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet Made in Kosova.

Për shkak të pandemisë të pranishëm ishin një numër i kufizuar i prodhuesve, mirëpo ngjarja u përcoll drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të gjitha organizatave pjesë të Partneritetit për Zhvillim.