Sot u bë edhe përfundimi zyrtar i projektit “On the Job Training Program” ( Programi për trajnimin në punë), i cili u implementua nga Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me USAID EMPOWER – në partneritet me SIDA.

Komunat ku u implementua ky program ishin komuna e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Ndërsa, përfituesit e parë të këtij projekti ishin 255 kandidatë nga këto komuna, të cilëve ju mundësua trajnimi tek 19 kompanitë partnere prodhuese të Klubit.

Prej 255 kandidatëve të cilët ishin pjesë e trajnimit 131 prej tyre mbeten të punësuar në kompanitë ku edhe e mbajtën trajnimin.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte promovimi i përfshirjes sociale të rinjve të papunësuar nëpërmjet sigurimit të mbështetjes dhe aftësimit profesional të tyre në tregun e punës.

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse ishin përfaqësuesit e kompanive partnere si dhe të komunave ku është implementuar projekti.