Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju falënderon për pjesëmarrjen në edicionin e pestë të Green Business Expo.  Duke marr parasysh rrethanat aktuale, të krijuara nga pandemia COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës këtë vit vendosi që Green Business Expo të mbahet në formë virtuale, kështu duke zhvilluar për herë të parë një platformë të tillë në Kosovë.

Kjo platformë erdhi si nevojë por edhe dëshirë që  t’i zhvillojmë si prodhimet por edhe shërbimet vendore, duke i promovuar produktet Made in Kosova.

Organizimi i këtij edicioni i cili këtë radhë ishte tërësisht virtual, u bë në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. 

Green Business Expo ishte i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe këtë vit erdhi me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare. Sektorët të cilët ishin pjesë këtë edicion ishin: Ndërtimi dhe eco – enterieri, Efiçienca e energjisë, Energjia e ripërtërishme  dhe Riciklimi.

Ky panair për 5 vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë, dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit për Bizneset e Gjelbra, institucionet qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant.

Pjesë e Green Business Expo ishin edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë diskutuan për tema si sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, përmirësimin e  efeçiencës së energjisë në ndërtesa, menaxhimin e mbeturinave dhe demolimit në Kosovë, trajtimin e ndryshimeve klimatike përmes prokurimit publik, si dhe për programet e gjelbra të rimëkëmbjes ekonomike.

Duke ju falënderuar për pjesëmarrje ju ftojmë të na ndiqni në edicionet e radhës!