Me mbështetjen e Enhancing Youth Employment- EYE Project dhe asistencën nga “Export Macedonia”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmbylli projektin e parë të zhvillimit të strategjisë të eksporteve për kompaninë Plastika në kuadër të programit – Skema e Planifikimit dhe Promovimit të Eksportit në Prodhim (MEPPS- Manufacturing export promotion plan scheme).

Skema e Planifikimit dhe Promovimit të Eksportit në Prodhim – MEPPS, i cili do të ofrojë një mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë që të eksportojnë. Ky program do të ju shërbejë të gjitha kompanive prodhuese kosovare të cilat kanë potencial për eksport, e të cilat nuk janë duke eksportuar.
Apo për kompanitë të cilat eksportojnë, por po kërkojnë tregje të reja., por edhe do t’i këshillojë kompanitë që kanë nevojë të certifikohen ose të gjejnë financim për eksport.

Zhvillimi i strategjive të tilla për eksport ka për qëllim përcjelljen e një ndërmarrje në të gjitha fazat e eksportit duke filluar nga këshillat për organizim të brendshëm dhe teknik të tyre deri te përgatitja për një mentalitet konkurrues për tregjet e jashtme. Ne edhe në te ardhmen do te vazhdojmë me zhvillimin e strategjive për eksport edhe për prodhuesit e tjerë.