24.11.2018

Klubi i Prodhueseve tashmë prej ditësh ka vazhduar përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e vendimit e taksës prej 100% produkteve të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Klubi i Prodhuesve dëshiron të theksojë dëshirën e prodhuesve që kjo taksë të vazhdojë zbatimin edhe më tutje, pavarësisht pengesave të cilat janë krijuar me këtë taksë. Prodhuesit janë shprehur që përkrahja do të vazhdojë edhe me humbjet të cilat po ndodhin për shkak të shpenzimeve të transportit apo shpenzimeve të tjera.

Ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë që nëse është e nevojshme do të sakrifikojnë edhe uljen e çmimeve të produkteve të tyre, vetëm për kauzën e përbashkët të mbrojtjes së prodhimeve vendore.