Klubi i Prodhuesve së bashku me BERZH-in (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), në kuadër të “Këshillat për Bizneset”, ka mbajtur punëtorinë me temën për Vazhdimësinë e Biznesit (Succession Planning).

Kjo punëtori ka për qëllim që të informojë mbi përgatitjet e ndërmarrjeve për transferin e menaxhmentit dhe pronësisë nga një gjeneratë tek tjera, duke implementuar një plan strategjik për transferim të tillë i cili nuk do të pengonte vazhdimësinë e aktiviteteve të biznesit.

Modeli i bizneseve familjare ka një strukturë më komplekse të organizmit, e cili ndërlikohet edhe më shumë kur kemi parasysh edhe komponentin e familjes. Në përgjithësi, modelet e bizneseve janë të paraqitura nga pronësia dhe menaxhimet, mirëpo në bizneset familjare komponenti i “familjes“ ndërvepron me të dy komponentët tjerë, respektivisht pronësinë dhe menaxhmentin. Kjo është çfarë bën bizneset familjare të jenë unike, pasi qe në shumicën e rasteve “familja“ dominon dhe përfaqëson edhe pronësinë edhe menaxhmentin.

Kjo punëtori u tregoi ndërmarrësve për rolet që kanë në bizneset familjare dhe dallimin në mes të menaxhimentit dhe pronësisë, po ashtu edhe për hapat të cilët duhet të ndërmirren për transferimin e menaxhmentit të kompanisë nga një gjeneratë tek tjetra.

Prezantimi i punëtorisë u bë nga Boris Vukic, partner dhe themelues i kompanisë Adizes Southeast Europe (ASEE) që nga viti 1995 me përvojë në fushën e biznesit familjar, transformimit të biznesit si dhe ai është themelues i “Klubi 2040” për bizneset familjare.

Ndërsa një rast studimor u prezantua nga Stipe Borovac, djali i themeluesit të Borovac d.o.o, kurse tani në rolin e drejtorit ekzekutiv i cili ndau përvojën e tij.