qeveria-do-te-zgjidh

Ministria e Financave 16:47, 10 November 2015

Politikat e reja fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës kanë për qëllim krijimin e një ambienti më të mirë për biznes sidomos në sektorin e prodhimtarisë, nxitjen e investimeve të reja dhe punësimit, promovimin e sektorit të teknologjisë informatike, dhe adresimin e çështjeve sociale, tha ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë takimit me përfaqësuesit e Klubit të prodhuesve të Kosovës.

Ministri Hoti i njoftoi për ndryshimet në politikat fiskale që ka ndërmarrë kjo ministri gjatë këtij viti, duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e përfaqësuesve të biznesit, si në çështjet e lehtësirave fiskale e deri te ndryshimet e ligjeve të ndryshme.

Ai shprehi gatishmërinë e Qeverisë për fuqizimin edhe më tej të dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve për hartimin e politikave dhe ligjeve të cilat lehtësojnë mjedisin e bizneseve prodhuese në Kosovë.

Po ashtu, ai tha se Qeveria do të konsiderojë zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, më konkretisht të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë.

Përfaqësuesit e Klubit të prodhuesve të Kosovës shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në ofrimin e sugjerimeve dhe kontributit të tyre për krijimin e kushteve më të favorshme për prodhuesit e vendit.

– See more at: http://lajmi.net/qeveria-do-te-zgjeroje-listen-e-produkteve-te-liruara-nga-dogana/#sthash.LdGH6EDm.dpuf