Kompania: Sela Impex SH.P.K.

Titulli i vendit të punës: Punë Praktike

Orari i punës: Orarë të plotë

Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj me pagesë me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike

10-Praktikant

Nr.kontaktues për çdo Informat shtesë :044 112 298

 

                                                        Punë praktike

 _______________________________________________________________________

 Rreth Kompanisë

Kompania Sela Impex Sh.p.k. ofron mundësi për punë praktike me pagesë për (10) dhjetë praktikantë. Aplikuesit duhet të jenë nga  komuna e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë apo

Gjilanit.

Pozitat e hapura për punë praktike janë listuar më poshtë:

  • 6 (gjashtë) Rrobaqepës
  • 2 (dy) Zdrukthtarë
  • 2 (dy) Inxhinier

Puna praktike ofrohet në kuadër të bashkëpunimit të Programit ‘’Trajnim në Punë’’

Rreth Programit“Trajnim në Punë’’

Programi ‘’Trajnim nëPunë’’ ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe ofrimin e zhvillimit të shkathtësive tek të rinjt. Ky program është  financuar nga ‘’Fuqizimi i Sektorit Privat’’(Empower Private Sector) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe zbatuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

 Kandidatët duhet të jenë:

  • Të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjeç;
  • Të papunë (të dëshmohet përmes regjistrimit në qendrat e punësimit);
  • Qytetarë me vendbanim në komunën e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë apo Gjilanit.

 Vendi:Nikadin-Ferizaj   

Kohëzgjatja: • Trajnimi do të jetë me pagesë dhe do te zgjasë tre (3) muaj, me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike.  

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Sela Impex ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Republikës së Kosovës. Kandidatët për pozitat e lartëcekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:  Aplikacionin e plotësuar (I obliguar) CV-në (Opsionale) Nëse kandidati e kalon me sukses procesin e intervistimit, para se ti bëhet oferta ai/ajo duhet të prezanton këto dokumente:

 Vërtetim nga zyra komunale për punësim(dëshmi si i/e papunë)

 Çertifikatën e Lindjes (dëshmi e vendëbanimit)   

Gjatë vlerësimit të aplikacioneve prioritet do të kenë: 

  • Të papunët afatgjatë (të papunë të paktën një vit);
  • Të papunët pa përvoje pune paraprake;
  • Të rinjtë nga familjet pa të hyra mujore (pjesë e skemave sociale) apo me të hyra të ulëta mujore;
  • Të rinjtënga familjet me numër të madh të antarëve;
  • Të rinjtë nga zonat rurale.

  Si të aplikoni

Për të aplikuar dërgoni me email aplikacionin e plotësuar në e-mail adresën: [email protected] ose në e-mail  adresën e Klubit: [email protected],  me subjektin: Aplikim për punë praktike.Aplikacionin e plotësuar mund ta dorëzoni edhe personalisht tek fabrika në këtë adresë: Sela Impex fshati Nikadin-Ferizaj.

 

  Aplikimi është i hapur deri me 30.11.2018, ora 16:00.