Festivali i Gjelbër, edicioni i 5-të virtual

 

  1. Objektivi i punës/ detyrës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të organizoj edicionin e pestë të Festivalit të Gjelbër. Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e sektorit të energjisë së ripërtëritshme dhe energjisë efiçiene në Kosovë.

Ky sektor ka potencial të konsiderueshëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune, duke i lejuar Kosovës që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e ndryshimeve globale të klimës. Objektivi specifik i punës është të mbështesë Klubin e Prodhuesve të Kosovës në zhvillimin e një platforme virtuale të Festivalit të Gjelbër, edicioni i 5të virtual, i cili do të mbahet në fund të muajit Nëntor 2020.

Festivali i Gjelbër do të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e “industrisë së gjelbër” në Kosovë, duke përfshirë gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme (prodhuesit e peletit, panelet diellore, energjinë e erës, energjinë gjeotermale), prodhuesit e pajisjeve që përdorin lëndët djegëse të rinovueshme (stufa, kaldaja, radiator, shkëmbyesit e nxehtësisë, etj.), ndërtuesit, prodhuesit e materialeve izoluese, instaluesit e sistemeve të energjisë së ripërtëritshme, ricikluesit e mbeturinave dhe përdoruesit e materialeve të riciklueshme. Do të rrjetëzojë të gjitha palët e interesuara në sektorin e gjelbër në Kosovë, duke përfshirë qeverinë dhe ministritë, donatorët dhe industrinë private.

Festivali i Gjelbër është ngjarje 2-ditore që do të ketë mbulim të madh medial, për të zgjeruar vetëdijen për rëndësinë dhe vlerën e zhvillimit ekonomik të teknologjive të gjelbërta. Do të stimulojë kërkesën për pajisje të energjisë së ripërtëritshme dhe do të krijojë presion për përmirësimin e riciklimit të mbetjeve. Është edicioni i katërt i asaj që tashmë është bërë një panair i rregullt vjetor,  e që do të rritet në një ngjarje më të madhe rajonale.

Edicioni i pestë i Festivali të Gjelbër do të organizohet virtualisht për arsye të situatës me COVID-19  dhe pritet të vijë më një koncept inovativ ku do të përfshijë katër aktivitetet kryesore, të cilat do të jenë: Pavilioni i Gjelbër, Forumet e Gjelbra, B2B dhe Aktivitetet paralele.

Ngjarja do të jetë i hapur për publikun dhe e qasshëm për t’u vizituar përmes të gjitha paisjeve si: kompjuterë, laptop, telefona të mençur si dhe paisje tjera.

Përgatitja për një ngjarje të tillë kërkon një kohë të gjatë të angazhimit dhe përkushtimit, andaj Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të angazhojë një palë të tretë për të zhvilluar platformën virtuale  për edicionin e pestë virtual të Festivalit të Gjelbër, ashtu siç përshkruhet më poshtë:

  1. Detyrat Specifike

Në vijim përshkruhen përgjegjësitë e Zhvilluesit të platformës virtuale:

Përgjegjësitë e Klubit të Prodhuesve:

  • Seleksionimi përfundimtar i kompanive pjesëmarrëse;
  • Të jap informacione për industrinë dhe kompanitë ekspozuese;
  • Mediat;
  • Të koordinojë materialet promovuese me palët tjera kontraktuese.

 

Përgjegjësitë e zhvilluesit të platformës virtuale:

  • Realizim i faqes paralajmëruese “landing page”, përfshirë format e regjistrimit për vizitorë dhe ekspozues;
  • Realizimi i lobit, Pavilionit të gjelbër, Forumeve të Gjelbra dhe B2B duke përfshirë dizajnimin dhe pozicionimin e shtandeve përmes fotografive dhe animacioneve 2D dhe sipas konceptit të Festivalit të Gjelbër;
  • Mbështetje teknike për Klubin;
  • Mbështetje direkt teknike 24/7 gjatë ngjarjes dy-ditore;
  • Pikë kontakti të dedikuar për koordinim të aktiviteteve të projektit;
  • Mbështetje direkt teknike 24/7 gjatë ngjarjes dy-ditore;
  • Gjenerim i të dhënave të ngjarjes;
  • Mbështetje teknike shtesë sipas nevojës.