Astrit Panxha – Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve ishte në një vizitë në punëtorinë “Made in Kosova” në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova, ku takoi fëmijët të cilët ishin duke u angazhuar në programin që kjo punëtori ofron.
Qëllimi i kësaj punëtorie është krijimi i një hapësire e cila mundëson socializmin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve për orientimin në karrierë, duke i mësuar ata mbi njohuritë bazike teknike, por edhe nxitjen e kreativitetit, mendimin inovativ dhe zgjidhjen e problemeve.
Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me fondacionin ERTEV është angazhuar që përmes punëtorisë “Made in Kosova”, të ndihmoj fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të cilët përkrahen nga programet e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.