Sot ekipi i Klubit të Prodhuesve ishte në vizitë tek vreshtat e verarisë AgroKosova Holding, ku mirëpriten nga pronari Haziz Tafaj, i cili na tregoi më shumë për brendet Theranda Wine, SHE-wine dhe Suhareka Wine.

Gjatë vizitës panë nga afër vreshtat në plantacionin e Shirokës, Biraqit dhe Sopijës, si dhe vizituan bodrumin e verës të kësaj kompanie. Pasi që është edhe sezoni i mbledhjes së rrushit u njohën me varietetet e bardha të rrushit të verës, që rriten në këtë plantacionin e që janë Pinot Blanc dhe Sauvignon Blanc, ndërsa varietetet e kuqe të rrushit për verë janë Gamay dhe Franconia.

Veraria ka një kapacitet total prej 1.5 milion litrash, dhe gjatë sezonit të mbledhjes punëson mbi 300 punëtorë.

Brenda bodrumit të verës, gjendet një hapësire moderne për përpunimin e rrushit dhe për prodhimin e verës. Gjithashtu, kjo kompani ka edhe një lindje të mbushjes së shisheve që i plotëson të gjitha standardet moderne që kërkohen për prodhimin e verës së kualitetit të lartë.