A. Objektivi i Punës/ Detyrës

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme dhe energjisë efeciente në Kosovë. Ky sektor ka potencial të konsiderueshëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune, duke i lejuar Kosovës që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e ndryshimeve globale të klimës. Objektivi specifik i punës është të mbështesë Klubin e Prodhuesve të Kosovës në organizimin dhe marketingun e edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër, i cili do të mbahet me 11-13 Shtator 2019.

Festivali i Gjelbër do të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e “industrisë së gjelbër” në Kosovë, duke përfshirë gjenerimin e energjisë së rinovueshme (prodhuesit e peletit, panelet diellore, energjinë e erës, energjinë gjeotermale), prodhuesit e pajisjeve që përdorin lëndët djegëse të rinovueshme (stufa, kaldaja, radiator, shkëmbyesit e nxehtësisë, etj.), prodhuesit e materialeve izoluese, instaluesit e sistemeve të energjisë së rinovueshme, ricikluesit e mbeturinave dhe përdoruesit e materialeve të riciklueshme. Do të rrjetëzojë të gjitha palët e interesuara në sektorin e gjelbër në Kosovë, duke përfshirë qeverinë dhe ministritë, donatorët dhe industrinë private.

Festivali i Gjelbër është ngjarje 3-ditore që do të ketë mbulim të madh medial, për të zgjeruar vetëdijen për rëndësinë dhe vlerën e zhvillimit ekonomik të teknologjive të gjelbëra. Do të stimulojë kërkesën për pajisje të energjisë së rinovueshme dhe do të krijojë presion për përmirësimin e riciklimit të mbetjeve. Është edicioni i katërt i asaj që tashmë është bërë një panair i rregullt vjetor,  e që do të rritet në një ngjarje më të madhe rajonale.

Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në 11-13 Shtator në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Përgatitja për një ngjarje të tillë kërkon një kohë të gjatë të angazhimit dhe përkushtimit, andaj Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të angazhojë një agjenci marketingu për të ndërmarrë aktivitetet e marketingut dhe materialeve promovuese për edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër, ashtu siç përshkruhet më poshtë:

B. Detyrat specifike

Përgjegjësitë kryesore janë: 

  • Të përdorni dhe adaptoni identitetin ekzistues të brendit dhe konceptit “Green Business” për të zhvilluar, shtypur dhe zbatuar materiale promocionale për edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër (nuk ka nevojë të zhvillohet identiteti i ri i brendit për Festivalin e Gjelbër).
  • Të krijoni materialet promocionale të brendit si në vijim:

 

Artikulli Sasia Njësia matëse Dimensionet/ specifikat Çmimi për printim   Çmimi për adoptimin e dizajnëve ekzistuese
Postera A3 50 Pc
Postera B2 100 Pc
Roll up Banera 2
Katalogu 300 Pc A5, 19 x 19cm, 50 faqe, Coveri 300g faqet tjera 180g
Fletushka 500 19 x 19cm një paleshe

Standard, full color

Badges (butona) 200 Standard
Çanta tekstili 200 (Tote bags – Standard)
Stikera për shkallë 68

2

Pc

Pc

13*213cm*68pc

154xm213

Banera te printuar për adaptimin e vendit 425 m2 Cerad
Flamuj m2
Video Animacion 1 sec Max 30 sec. na
Banera elektronik 1 na

Koordinimi i aktiviteteve me zbatuesin e ngjarjes dhe organizim.

Materialet promovuese lidhen me aktivitetet e mëposhtme të Festivalit të Gjelbër:

 

  1. Pavijoni i Festivalit të Gjelbër

Pavijoni i Festivalit të Gjelbër do të ekspozojë produktet dhe shërbimet e sektorit të gjelbër në Kosovë. Mbi 30 ekspozues vendor priten të jenë pjesëmarrës nga pesë në sektorë: (i) biomasa drunore ( prodhuesit e peletit/kaldajave), (ii) energjia diellore, gjeothermale dhe ajo e erës ( prodhuesit dhe instaluesit), (iii) prodhuesit e materialeve izoluese, (iv) prodhuesit e materialeve ndërtimore dhe (v) ricikluesit dhe prodhuesit nga materialet e ricikluara si platika, vaji, letra, kartoni dhe qelqi.

Pavijoni do të ketë hapësirë diku rreth 800 m², dhe do të përdoret si hapësirë ekspozuese për kompanitë.

Përgjegjësitë e zbatuesit:

  • Dizajni, zhvillimi, printimi dhe zbatimi i materialeve promovuese për përshtatjen e vendndodhjes së Pavijonit të Gjelbër, bazuar në identitetin ekzistues të brendit dhe konceptit të Green Business dhe në koordinim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
  1. Forumi i Festivalit të Gjelbër

Forumi i Festivalit të Gjelbër përbëhet nga një program me aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë tre ditëve të ngjarjes. Programi do të organizohet rreth temave kyçe për çdo ditë:

Përgjegjësitë e zbatuesit:

  • Dizajni, zhvillimi, printimi dhe zbatimi i materialeve promovuese për përshtatjen e forumit, bazuar në identitetin ekzistues të brendit dhe konceptit të Green Business dhe në koordinim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
  1. Aktivitetetet paralele

Festivali i Gjelbër do të përfshijë deri në tre aktivitete dhe ngjarje paralele, të zhvilluara pranë ngjarjeve, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e energjisë së rinovueshme, efikasitetin e energjisë dhe riciklimin e materialeve, për rritjen ekonomike dhe ndryshimin global të klimës. Këto aktivitete do të inkurajojnë pjesëmarrjen e publikut dhe mund të përfshijnë studentë, artistë dhe të tjerë, të bërë në bashkëpunim me shkollat, komunat, OJQ-të dhe / ose kompanitë private.

Përgjegjësitë e zbatuesit:

  • Dizajni, zhvillimi, printimi dhe zbatimi i materialeve promovuese për përshtatjen e vendndodhjes së aktiviteteve paralele, bazuar në identitetin ekzistues të brendit dhe konceptit të Green Business dhe në koordinim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës.

C. Kapacitet e kërkuara për aplikuesin 

Në vijim janë kualifikimet minimale kyçe të nevojshme për ekzekutimin e duhur të fushës së mësipërme të punës:

  1. Biznesi i regjistruar që vepron ligjërisht sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
  2. Së paku 5 vjet përvojë pune në dizajnimin, marketingun dhe materialet e ndryshme promocionale, aktivitete dhe fushata.
  3. Ka burime të nevojshme njerëzore të kualifikuar dhe të aftë për të kryer detyrën brenda afatit të caktuar me profesionalizëm të lartë.
  4. Përvojë të dëshmuar në përshtatjen e vendit me materialet e brandingut, dizajnimin, printimin, animacionet, prodhimin e videos, mediat sociale dhe aktivitetet dhe materialet e tjera promocionale.

Përvojë bashkëpunimi me organizatorët e ngjarjeve.

D. Dorëzimi

Dorëzimi, koha dhe ditët e parashikuar janë si më poshtë:

Dorëzimi
1.       Propozimi përfundimtar i zbatimit të projektit dhe buxheti.
2.       Sigurimi i dizajnit final për të gjitha materialet promovuese 45 dite para fillimit të Festivalit të Gjelbër.
3.       Printimi i të gjitha materialeve promovuese 10 ditë përpara ngjarjes dhe instalomi / zbatimi siç është rënë dakord me Klubin e Prodhuesve  dhe implementuesin e ngjarjes.

 

SOW per PR dhe materialet promovuese ne GF