Klubi i Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Strategjisë së Ambientit  dëshiron të ndërtojë zhvillim të qëndrueshëm të sektorit ekonomik i cili respekton dhe kujdeset për ambientin.

Mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zvogëlimi i ndikimeve tona në mjedis kjo strategji synon ta arrijë vetëm përmes partneritetit. Suksesi i kësaj strategjie varet nga përpjekjet e kombinuara të grupeve të shumta të ruajtjes dhe qëndrueshmërisë në vend, bizneseve dhe organizatave të tjera qeveritare dhe joqeveritare. Synimi i Strategjisë është të mbështesë, të plotësojë dhe të nxisë këto përpjekje.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj strategjie është zhvillimi i aktiviteteve për përmirësimin afatgjatë të cilësisë së jetës përmes krijimit të një sektori të prodhimit i cili është i qëndrueshëm, i aftë për të menaxhuar dhe përdorur burimet në mënyrë efikase, dhe i cili siguron prosperitet, mbrojtje të mjedisit dhe kohezion social.

Aktivitetet të cilat do të zhvillohen në kuadër të kësaj strategjie synojnë që të :

  • Të krijohet një plan veprimi për riciklimin e mbetjeve.
  • Të promovohet mbrojtja e ambientit dhe të zvogëlohet ndotja e mjedisit nga ndërmarrjet.
  • Përmirësimin e mjedisit në zonat e ndotura duke ndërmarr veprime konkrete, si pastrimi i ambientit apo mbjellja e fidanëve në afërsi të ndërmarrjeve apo në hapësirat banuese.