Strategjia e Diplomacisë Ekonomike e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka për qëllim nxitjen e rritjes së sektorit të prodhimit në vend. Kjo strategji synon që në bashkëpunim me të gjithë partnerët relevant të kontribuoj në rritjen ekonomike të vendit, kështu duke krijuar një zhvillim të qëndrueshëm i cili mbështetet në promovimin e produkteve cilësore dhe në krijimin e një imazhi pozitiv për vendin dhe ekonominë e vendit.

Kjo strategji ka për qëllim që në bashkëpunim me palët e interesit, të përdorë të gjitha lidhjet diplomatike për të avancuar prosperitetin e produkteve Made in Kosova edhe jashtë kufijve të vendit. Kosova është një vend me potencial të kufizuar të shitjeve në tregun e brendshëm, ku hapja ndaj eksportit do të mundësonte hapjen e dyerve në një treg eksponencialisht më të madh. Diplomacia ekonomike përbën një nga çelësat më të rëndësishëm për produktivitet më të lartë dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit.   

Prandaj, kjo strategji e konsideron një nga detyrat kryesore të saj për të forcuar tregtinë dhe eksportet duke ndihmuar kompanitë vendase në tregjet rajonale dhe evropiane, kështu duke kontribuar në krijimin e kushteve më të mira për të konkurruar ndërkombëtarisht.

Aktivitetet të cilat do të zhvillohen në kuadër të kësaj strategjie do të forcojnë përpjekjet për promovimin e produkteve Made in Kosova brenda dhe jashtë kufijve duke:  

  • Krijuar programe të promovimit të kompanive Kosovare, siç është platforma digjitale ‘Made in Kosova’.
  • Përforcuar përpjekjet ndër-ministrore për interesat e zhvillimit të sektorit të prodhimit në vend.
  • Përforcuar praninë e produkteve Made in Kosova në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Krijuar programe për rritjen e kontributeve të shërbimit të jashtëm, përkatësisht ambasadave në promovimin e prodhimeve vendore.