Kjo strategji synon që të bashkëpunojë me prodhuesit për të rritur produktivitetin e tyre energjetik duke zbatuar masat e efikasitetit energjetik. Kosova ballafaqohet me sfidën e sigurimit të energjisë së qëndrueshme, të sigurt dhe të përballueshme. Strategjia e energjisë e KPK-së përpiqet që të identifikoj këto sfida dhe në bashkëpunim me të gjitha palët relevante të interesit përpiqet t’i përgjigjet këtyre sfidave.
Strategjia e KPK-së është e nxitur nga këto objektiva kryesore:
- Furnizimi i energjisë që do të siguronte energji të qëndrueshme kurdo dhe sa herë që është e nevojshme.
- Sigurimi i energjisë të qëndrueshme që do të mundësonte që sektori i prodhimit të jetë më i konkurueshëm.
- Promovimin e energjisë së qëndrueshme, duke evokuar në riparimin e sistemeve të energjisë (duke u mbështetur në infrastrukturë të një rrejti më të zgjeruar dhe në teknologji më të avancuara).
- Nxitjen e prodhimit lokal të energjisë dhe promovimin e rolit të sektorit të energjisë në zhvillimin ekonomik të vendit.
- Ofrim të një konsumi të energjisë që do të ishte i qëndrueshëm, dhe që do të ulte varshmërinë ndaj materialeve shpenzuese dhe njëkohësisht do të ulte ndotjen.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës beson se këto qëllime sigurojnë një kuadër të qëndrueshëm politikash për efikasitetin e energjisë, i cili do të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe do t’u japë investitorëve më shumë siguri për të investuar.