Klubi i Prodhuesve kërkon nga qeveria e Republikës së Kosovës te mundësoj kthimin e TVSH-së për blerje të produkteve dhe shërbime vendore .

Kështu të gjithë qytetarët e vendit të cilët blejnë produkte vendore ose kërkojnë shërbime vendore të ju kthehet e gjithë vlera e TVSH-së së paguar.

Një masë e tillë do te inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimuloj konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat tona që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë.

Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore  është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit.

Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase  ku TVSH-ja  ju kthehet në llogaritë e tyre.