Prodhuesit që një kohë janë duke u përballur me furnizim jo të rregullt të energjisë, mirëpo ndërprerjet e shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme.
Prodhuesit vendor janë duke operuar me kosto ekstreme të prodhimit, ku janë të detyruar që të furnizohen me energji nga gjeneratorët, e kjo gjendje jo vetëm që rrit shpenzimet dhe koston e produkteve, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës. Prandaj, kërkojmë nga institucionet vendore që të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendor, dhe të ofrojnë zgjidhje që sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike.
Po ashtu duhet të kemi parasysh që bizneset një kohë të gjatë janë duke e ruajtur paqen sociale, ku edhe paguajnë tarifa shumë më të larta se konsumuesit familjar.
Ndërprerja e energjisë nuk është zgjidhje, ajo vetëm sa po vështirëson rrethanat dhe kushtet e sektorit të prodhimit, prandaj duhet të gjinden alternativa tjera të cilat mundësojnë vazhdimin e punës për bizneset vendore.