Ky vendim i autoriteteve të shtetit të Maqedonisë Veriore vetëm sa e pengon edhe më shumë tregtinë mes të dy vendeve, por për Kosovën është edhe një anëtare e CEFTA-së e cila nuk respekton marrëveshjet e përbashkëta për tregti të lirë, pas Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Ky vendim i dëmton drejtpërsëdrejti bizneset vendore të cilat merren me kultivimin e peshkut, ku Maqedonia Veriore ka qenë një ndër regjet më të rëndësishme për shitjen e peshkut të gjallë nga prodhuesit e Kosovës. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë Veriore në sasi të 26 tonelatave dhe vlerë të 95 mijë eurove. Ku e në vitin 2019 vetëm në muajin maj vlera e eksportit ka qenë 23 mijë euro, e që është disa herë më e lartë se muajt paraprak.
Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe të kërkojnë nga autoritetet maqedonase që të rishikojnë edhe një herë vendimin, dhe të tregohen arsyet e vërteta të këtij ndalimi. Por edhe të kërkojnë që të marrëveshjet për tregti të lirë të zbatohen dhe bllokada të tilla të cilat dëmtojnë prodhuesit kosovarë të mos jenë praktikë në të ardhmen.