Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha së bashku me disa nga anëtarët e bordit ishte sot në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca, ku diskutoi më gjerësisht rreth aktiviteteve të Klubit, kryesisht rreth fokusit kryesor të rritjes së eksportit dhe trajnimeve profesionale të punëtorëve në sektorin e prodhimit.
Po ashtu gjatë takimit kryeparlamentarit ju dorëzua edhe Rezoluta e Prodhimit, ku me anë të saj Klubi i Prodhuesve kërkon që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë kombëtare. Qëllimi i kësaj rezolute është përkrahja e ndërmarrjeve prodhuese, në rritjen e kapaciteteve të tyre, që do të ndikonte drejtpërdrejtë në rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e bilancit tregtar.
Kryeparlamnetari Konjufca shprehu gatishmërinë që të ju vijë në përkrahje prodhuesve, dhe ritheksoi se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik varet posaçërisht nga zhvillimi i sektorit të prodhimit.