Pozita Praktika_Komunikim-PR_KPK

 

Përshkrimi i Punës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është organizatë e cila ka për qëllim zhvillimin dhe mbrojtjen e sektorit të prodhimit, bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe private me qëllim fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit.

Misioni ynë është të mundësojmë rrjetëzimin e anëtarëve, të ndihmojmë në motivimin dhe bashkëpunimin e tyre me njëri tjetrin dhe me palët e treta, të ndërtojmë urat e bashkëpunimit me institucionet shtetërore për fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve vendore si dhe të vetëdijësojmë qytetarët për kualitetin e prodhimeve vendore.

Detyrat kryesore:

 Detyrat / përgjegjësitë e mëposhtme janë indikative dhe mund të modifikohen sipas nevojave të projekteve:

  • Mbështet përgatitjen, zbatimin dhe përpunimin e konferencave dhe tryezave në kuadër të aktiviteteve të Klubit;
  • Detyrat e menaxhimit të ngjarjeve (planifikimi i ngjarjeve, dokumentacioni i ngjarjeve, koordinimi dhe ekzekutimi i aranzhimeve logjistike para dhe gjatë eventit.),
  • Sigurimi i mbështetjes administrative dhe organizative, siç është përkthimi dhe përgatitja / dokumentimi i takimeve;
  • Ofron mbështetje në përgatitjen dhe shkrimin e raporteve të shkurtra pas konferencave apo tryezave në kuadër të aktiviteteve;
  • Ndërmarrë aktivitete në fushën e komunikimit dhe të PR-it (website, dokumentacioni i fotografive, media sociale dhe komunikim të brendshëm);
  • Ofron mbështetje në përditësimin e faqes së internetit dhe krijon përmbajtje për mediat sociale me të gjitha aktivitetet e projektit;
  • Mbështetje e përgjithshme administrative;

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar

  • Studentët e Universitetit (shkalla akademike do të konsiderohet si një aset), mundësisht në fusha të ngjashme si Komunikim, Marketing, Shkenca Sociale ose ndonjë fushë tjetër relevante;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në ekip dhe aftësi komunikimi;
  • Shkathtësi të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze;
  • Përvojë e punës me ose në fushën e komunikimit dhe / ose PR / Menaxhim Eventesh
  • Vëmendja ndaj detajeve dhe saktësisë është e domosdoshme, për të mbështetur kolegë të ndryshëm dhe për të përmbushur afatet e ngushta;
  • Njohuri me përvojë të Microsoft Office
  • Aftësi në Adobe Illustrator dhe / ose Photoshop
  • Të jetë në gjendje të krijojë marrëdhënie të mira dhe të vëmendshme pune me të gjithë stafin në organizatë duke treguar respekt për rolet dhe përgjegjësitë e tyre;
  • Të jetë tregojë vullnet për të qenë fleksibël dhe i përgatitur për të kontribuar në detyra të tjera sipas nevojës;

Vendi:   • Zyra është e vendosur në Prishtinë.

Kohëzgjatja:  • Praktikanti duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Praktika ofrohet me një kohëzgjatje të negociueshme prej 2-4 muajsh.

Si të aplikoni Dërgo vetëm dokumentet e mëposhtme në [email protected]

• CV Europass

• Letër Motivimi

• Subjekti i emailit: Praktika_Komunikim/PR_KPK

 

Aplikacionet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të merren parasysh!