Strategjia e Punësimit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës synon që në koordinim me partnerët relevant të përmirësojë sistemin e arsimit e formimit profesional. Ku pjesë e rëndësishme e këtij sistemi do të jetë dhe ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm me të gjithë akterët e tregut të punës.

Objektivi kryesor i kësaj strategjie është identifikimi dhe skicimi i politikave të duhura promovuese të aftësimit profesional në sektorin e prodhimit, si dhe nxitja e punësimit në vend me qëllim që të promovojë vende pune cilësore dhe mundësi për aftësim profesional.  Kështu duke u fokusuar në krijimin e  profesioneve të cilat janë  të përshtatshme për tregun e punës dhe njëkohësisht duke kontribuar në zvogëlimin e hendekut të aftësimit profesional në sektorin e prodhimit.

Qëllimi i strategjisë së punësimit nga KPK është:

  • Nxitja dhe krijimi i profesioneve të përshtatshme në sektorin e prodhimit.
  • Shfrytëzimi i potencialit të sektorit të prodhimit në krijimin e vendeve të reja të punës.
  • Inkurajimi i kompanive për të mbrojtur vendet e punës.
  • Zhvillimin e politikave aktive të tregut të punës dhe të aftësimit profesional.
  • Përmirësimi i hendekut të aftësive në mes të kërkesave të tregut dhe aftësimit profesional.