A. Objektivi i Punës/Detyrës

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme dhe energjisë efeciente në Kosovë. Ky sektor ka potencial të konsiderueshëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune, duke i lejuar Kosovës që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e ndryshimeve globale të klimës. Objektivi specifik i punës është të mbështesë Klubin e Prodhuesve të Kosovës në organizimin dhe zbatimin e edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër, i cili do të mbahet me 11-13 Shtator 2019.

Festivali i Gjelbër do të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e “industrisë së gjelbër” në Kosovë, duke përfshirë gjenerimin e energjisë së rinovueshme (prodhuesit e peletit, panelet diellore, energjinë e erës, energjinë gjeotermale), prodhuesit e pajisjeve që përdorin lëndët djegëse të rinovueshme (stufa, kaldaja, radiator, shkëmbyesit e nxehtësisë, etj.), prodhuesit e materialeve izoluese, instaluesit e sistemeve të energjisë së rinovueshme, ricikluesit e mbeturinave dhe përdoruesit e materialeve të riciklueshme. Do të rrjetëzojë të gjitha palët e interesuara në sektorin e gjelbër në Kosovë, duke përfshirë qeverinë dhe ministritë, donatorët dhe industrinë private.

Festivali i Gjelbër është ngjarje 3-ditore që do të ketë mbulim të madh medial, për të zgjeruar vetëdijen për rëndësinë dhe vlerën e zhvillimit ekonomik të teknologjive të gjelbërta. Do të stimulojë kërkesën për pajisje të energjisë së rinovueshme dhe do të krijojë presion për përmirësimin e riciklimit të mbetjeve. Është edicioni i katërt i asaj që tashmë është bërë një panair i rregullt vjetor,  e që do të rritet në një ngjarje më të madhe rajonale.

Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në 11-13 Shtator në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Përgatitja për një ngjarje të tillë kërkon një kohë të gjatë të angazhimit dhe përkushtimit, andaj Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të angazhojë një palë të tretë për të bashkëorganizuar dhe zbatuar edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër, ashtu siç përshkruhet më poshtë:

 

B. Detyrat specifike

Në vijim përshkruhen elementet e Festivalit të Gjelbër, duke treguar edhe përgjegjësitë e Zbatuesit:

  1. Pavijoni i Festivalit të Gjelbër

Pavijoni i Festivalit të Gjelbër do të ekspozojë produktet dhe shërbimet e sektorit të gjelbër në Kosovë. Mbi 30 ekspozues vendor priten të jenë pjesëmarrës nga pesë në sektorë: (i) biomasa drunore ( prodhuesit e peletit/kaldajave), (ii) energjia diellore, gjeothermale dhe ajo e erës ( prodhuesit dhe instaluesit), (iii) prodhuesit e materialeve izoluese, (iv) prodhuesit e materialeve ndërtimore dhe (v) ricikluesit dhe prodhuesit nga materialet e ricikluara si platika, vaji, letra, kartoni dhe qelqi.

Pavijoni do të ketë hapësirë diku rreth 800 m², dhe do të përdoret si hapësirë ekspozuese për kompanitë.

Përgjegjësitë e Klubit të Prodhuesve:

  • Seleksionimi përfundimtar i kompanive
  • Të jap informacione për industrinë dhe kompanitë ekspozuese
  • Mediat
  • Të koordinojë materialet promovuese me palët tjera kontraktuese.

Përgjegjësitë e zbatuesit:

  • Pas zgjedhjes së vendit ku do të mbahet Festivalit, duhen të plotësohen të gjitha dokumentet e nevojshme lidhur me përdorimin/ marrjen e vendit në shfrytëzim.
  • Pavijoni i detajuar dhe dizajnimi i shtandeve dhe vizualizimi sipas konceptit ekzistues të Festivalit të Gjelbër është një kriter i rëndësishëm i përzgjedhjes. Dizajnimi i pavijonit/ shtandeve nga materialet e përdorura duhet të jenë në përputhje me konceptin e Festivalit të Gjelbër për riciklimin, efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, prandaj kjo po ashtu duhet të reflektohet edhe në buxhet.
  • Dizajnimi dhe zbatimi i përshtatjes së vendit duke ju përshtatur nevojave të panairit, duke u bazuar në identitetin ekzistues të Festivalit të Gjelbër dhe në koordinim me Klubin e Prodhuesve.
  • Dizajnimi dhe ndërtimi i shtandit, si dhe prezantimi me ndarjen e sektorëve në veçanti.
  • Ndihmon kompanitë ekspozuese në ndërtimin e paraqitjes së kabinës së tyre dhe prezantimin.
  • Sigurimi i shërbimeve dhe pajisjeve ( përfshirë ndarjen e shtandeve, tavolinave, karrigave, ndriçimin, shenjave, zërimin, pajisjet vizuale etj. )
  • Organizimi i shërbimit të kateringut gjatë konferencës tri ditore/ konferencës dhe ceremonisë së mbylljes.
  • Organizimi i ceremonisë së hapjes së ngjarjes.
  • Monitorimi dhe mbikëqyrja gjatë gjithë ngjarjes tre-ditore dhe çdo rregullim i nevojshëm siç kërkohet nga Klubi i Prodhuesve dhe ekspozuesit.
  • Koordinimi me kompanitë ekspozuese për mbledhjen e materialeve dhe mbylljen e ngjarjes.
  • Pastrimi i vendit me rastin e mbylljes së ngjarjes dhe sigurimi që vendi të mbetet ashtu siç u gjend.
  1. Forumi i Festivalit të Gjelbër

 Forumi i Festivalit të Gjelbër përbëhet nga një program me aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë tre ditëve të ngjarjes. Programi do të organizohet rreth temave kyçe për çdo ditë:

o Dita 1: Energjia e Rinovueshme

o Ditët 2 dhe 3: Riciklimi dhe Eficenca e Energjisë

Programi i çdo dite do të përbëhet nga një konferencë plenare në mëngjes dhe punëtori gjatë pasdites.

Konferencat 3 ditore dhe punëtoritë do adresojnë:

  • Mundësitë dhe sfidat e tregut dhe industrisë së gjelbër.
  • Politikat e qeverisë dhe mbështetja për industrinë e gjelbër.
  • Nevojat e aftësisë punëtore në industrinë e gjelbër.
  • Qasja në financat për energjinë e gjelbër dhe efikasitetin e energjisë.

Përgjegjësitë e zbatuesit:

  • Hartimi dhe zbatimi i përshtatjes së vendit për forume të përshtatshme për 70-100 pjesëmarrës, përafërsisht 150 m² – 200 m².
  • Menaxhon dhe bashkërendon të gjithë logjistikën e ngjarjeve( vendndodhjen, furnizimin me ushqim)
  • AV (Audio, Video) për të gjitha aktivitetet e forumit.
  1. Aktivitetet dhe ngjarjet paralele

Festivali i Gjelbër do të përfshijë deri në tre aktivitete dhe ngjarje paralele, të zhvilluara pranë ngjarjeve, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e energjisë së rinovueshme, efikasitetin e energjisë dhe riciklimin e materialeve, për rritjen ekonomike dhe ndryshimin global të klimës. Këto aktivitete do të inkurajojnë pjesëmarrjen e publikut dhe mund të përfshijnë studentë, artistë dhe të tjerë, të bërë në bashkëpunim me shkollat, komunat, OJQ-të dhe / ose kompanitë private.

Përgjegjësitë e zbatuesit:

Përgjegjësia kryesore për të hartuar, lehtësuar dhe zbatuar Programin e Aktiviteteve paralele:

  • Përgatitja e dizajnit konceptual të aktiviteteve dhe ngjarjeve paralele.
  • Përgatitja e programit të aktiviteteve paralele.
  • Identifikoni dhe rekrutoni pjesëmarrës dhe bashkëpunëtorë.
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë organizimin dhe logjistikën e aktiviteteve.

C. Kapacitet e kërkuara për aplikuesin

* Aplikimi është i hapur për kompani të kualifikuara lokale ose ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve.

Në vijim janë kualifikimet minimale kryesore:

  1. Së paku 5 vjet përvojë pune në organizimin e ngjarjeve / panaireve të ngjashme, përfshirë B2B.
  2. Preferohet një rrjet i mirënjohur i akterëve të energjisë në Kosovë dhe në rajon.
  3. Përvojë në zbatimin e aktiviteteve që mbështesin projektet e ndihmës për zhvillim.
  4. Kapacitetet e demonstruar të menaxhimit, organizimit dhe komunikimit.

D. Dorëzimi

Dorëzimi, koha dhe ditët e parashikuar janë si më poshtë:

Dorëzimi
1.       Propozimi përfundimtar i zbatimit të projektit
2.       Sigurimi i planit final të veprimit me aktivitete dhe status të detajuar 3 muaj para Festivalit
3.       Ofrimi i përditësimit të statusit të planit të veprimit në baza mujore (dy muajt e fundit), në muajin e fundit e fundit ofrimi i përditësimeve javore.

SoW per zbatuesin e Festivalit te gjelber